IRAK - Një anije amerikane “USS Mesa Verde” me 550 marinarë në bord ka hyrë në Gjirin Persik, për të mbështetur aksionin e mundshëm të SHBA-së për të ndihmuar qeverinë irakiane të luftojë kryengritësit islamikë suniite të cilët kanë marrë kontrollin e zonave më të mëdha në veri të Irakut.

Anija amerikane i është bashkuar aeroplan-mbajtëses USS George H.W. Bush, për të cilën Pentagoni dha urdhër ditën e shtunë që të shkonte në Gjirin Persik.

Ndërkaq, presidenti amerikan Barak Obama është shprehur më parë se po shqyrton mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Irak, duke vendosur atje trupa amerikanë për t’i ardhur në ndihmë përpjekjeve qeveritare të ndalojnë kryengritjen.

(er.nu/news24/BalkanWeb)