Një anije mallrash me flamur shqiptar është përplasur mëngjesin e sotëm në ishullin e Lefkada-as të Greqisë. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, thuhet se në bord ndodheshin 8 persona dhe se anija është përplasur me shkëmbinj ujor.


Kjo goditje ka shkaktuar dëmtim të anijes e për pasojë është futur ujë brenda, duke vënë në rrezik jetën e personave që ndodheshin në bord.  Sipas Ministrisë Detare greke, anija Koravi kishte në bordin e saj 1,900 ton hekur, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada të Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri.


Ekuipazhi i anijes u evakuua dhe u transferua në qendrën shëndetësore të ishullit për arsye sigurie. Në zonën ku ka ndodhur incidenti janë anije të rojës bregdetare dhe dy anije të tjera.


16 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)