Ankara - Kryetarët e shteve të Afganistanit dhe Pakistanit takohen sot në Ankara në një samit për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Përveç presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe atij pakistanez, Asif Ali Zardari, në takim merr pjesë edhe presidenti turk, Abdullah Gyl. Pjesë e diskutimeve janë edhe ministrant e jashtëm dhe shefat e ushtrive të të tre vendeve.



Pjesëmarrës në bisedime pritet të jetë edhe kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan. Turqia pritet të luajë rolin e ndërmjetësit mes Afganistanit dhe Pakistanit. Kohët e fundit marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve janë përmirësuar ndjeshëm, dhe një gjë e tillë pritet të thellohet edhe me futjen e Turqisë në mes. Pasditën e sotme pritet që të tre presidentët e vendeve të dalin në një konferencë shtypi të përbashkët.