Turqia ka firmosur një marrëveshje armësh me vlerë 2.5 miliardë dollarë me Rusinë, në këmbim të marrjes së sistemit anti-raketor rus S-400.


Kjo lëvizje është kritikuar në plan të parë, ndërsa ekspertët e lexojnë lëvizjen si një ftohje edhe më të madhe në raportetet e Ankarasë me NATO-n dhe Uashingtonin.


Lajmi u konfirmua edhe nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se tashmë pagesa është kryer dhe pritetet furnizimi me teknologjinë ruse të mbrojtjes.


Ai shprehur ndër të tjera pakënaqësi me aleatët perëndimorë duke nënvizuar se këta të fundit kanë kërkuar që qeveria turke të paguajë shifra mjaft të larta për të blerë municione.


Në mbyllje, Erdogan tha se ai është përgjegjës për mbrojtjen e interesave të vendit të tij dhe se do të bëjë cdo gjë në këtë drejtim.


Sipas Rusisë, teknologjia e tyre anti-raketore S-400 ka një rreze maksimale prej 400 kilometrash dhe mund të rrëzojë në mënyrë të menjëhershme deri në 80 objektiva.


Blerja e kësaj teknologjie nga ana e Turqisë pritet të shkaktojë një reagim negativ nga aleatët e NATO-s të cilët kanë shprehur rezerva mbi veprimet e Ankarasë edhe në muajt që kemi lënë pas.


Nga ana tjetër, qeveria turke ka patur një sërë qëndrimesh të kundërta me Uashingtonin, duke filluar nga armatimi i kurdëve në Siri e deri tek refuzimi për të ekstraduar klerikun Fetullah Gulen.


/ REL/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter