Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, i cili ka kerkuar shfuqizimin e vendimit te Kuvendit te Shqiperise per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per shkarkimin e Kryeprokurorit. Trupi kushtetues ka rrezuar Kuvendin e bashke me te edhe mazhorancen, duke arsyetuar se vendimin e kane ndermarre ne shkelje te ligjit. Gjykata Kushtetuese e ka cilesuar si tejkalim te kompetencave vendimin e Parlamentit per hetimin e vendimit te prokuroreve per ceshtje te vecanta. Per kete institucion, vendimi per ngritjen e komisionit te hetimit eshte antikushtetuese. Me pese vota "pro" dhe kater vota "kunder", burimet saktesojne se diten e enjte te javes se kaluar, institucioni me i larte gjyqesor ka rrezuar per here te dyte vendimin e mazhorances se Berishes kunder Sollakut, duke favorizuar nepermjet Kushtetutes, per here te dyte ish-kryeprokurorin Sollaku, ne kerkesen e tij te pare drejtuar kesaj gjykate. Ne vendimin e marre javen e kaluar, por qe ende nuk eshte bere publik, thuhet se Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar ne ligjin "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", me shumice votash, "vendosi te zgjidhe mosmarreveshjen e kompetencave te lindur midis dy organeve shteterore, subjekt ne mosmarreveshje, dhe te deklaroje se Kuvendi i Shqiperise nuk ka kompetence te kontrolloje dhe te vleresoje vendimet e prokuroreve te ceshtjet konkrete per mos fillimin e procedimit penal, per pezullimin e hetimeve, per pushimin e ceshtjeve penale, per marrjen e masave te sigurimit, si dhe te vendimeve e veprimeve te tjera, qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne gjyq".
Gjykata Kushtetuese deklarohet se Kuvendi ka te drejte ligjore te ngreje nje komision hetimor parlamentar. Burimet brenda ketij institucioni thone se ne relacionin qe eshte ne formesim per vendimin thuhet se Gjykata Kushtetuese vlereson se vendimi i Kuvendit per ngritjen e komisionit hetimor, qe ka per qellim nxjerrjen e perfundimeve mbi nevojen e miratimit te ligjeve, apo evidentimin e dukurive e te pergjegjesise se personave pergjegjes, eshte ne pajtim me Kushtetuten. Por, me e rendesishme ne kete ceshtje kaq te bujshme, eshte fakti se Kushtetuesja nenvizon se objekti i hetimit nuk eshte i drejte, pasi, sic rezulton edhe nga plani i hetimit, objekt hetimi jane bere mjaft ceshtje e aspekte, te cilat perbejne problem ne kendveshtrimin kushtetues te organit ligjvenes dhe atij te Prokurorise. "Veprimtaria e komisionit hetimor ne kete rast, perben nje tejkalim te funksioneve te Kuvendit, mosrespektim te parimeve kushtetuese, si dhe nderhyrje ne kompetencat e organit te Prokurorise. Kjo per arsye se, ceshtjet objekt hetimi parlamentar, sipas Kushtetutes dhe legjislacionit perkates, i takojne per kontroll e zgjidhje ketij organi dhe jo organeve te tjera, perfshire dhe Kuvendin e Shqiperi", thuhet ne vendimin e trupit gjykues. Ndersa per sa i perket pretendimeve dhe akuzave te mazhorances kunder ish-kryeprokurorit Sollaku per vendime per mos fillim dhe pushimin e ceshtjeve penale, Kushtetuesja thekson se edhe keto jane kompetenca te Prokurorise dhe nuk i perkasin veprimtarise kontrolluese te legjislativit.
Ne pretendimet e ish-kryeprokurorit Sollaku, drejtuar Kushtetueses, theksohet se organi i Prokurorise ne vendin tone eshte i pavarur dhe kesisoj asnje organ tjeter nuk ka pushtetin e rishikimit te vendimeve te marra nga Prokuroria. Sipas Sollakut, nese keto organe do te ndermerrnin nje hap te tille, atehere do te privonin nje organ te pavarur te ushtroje kompetencat dhe detyrimet e parashikuara nga Kushtetuta dhe si rrjedhim asnje mase, urdher apo udhezim i tille, nuk do te perputhej me rendin ligjor. Gjithashtu, kreu i akuzes i eshte drejtuar Gjykates, duke thene se Kuvendi ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve, sepse ndjekja penale eshte detyre e prokurorise. E zvarritur per muaj te tere kjo ankese, per shkak dhe te largimit te Sollakut nga posti i Kryeprokurorit, ka bere qe Prokuroria e Pergjithshme te ishte e terhequr ne mbrojtjen e ankeses se ish-titullarit te saj. I cili me pas e ka pasuar dhe me nje ankese tjeter per shpalljen antikushtetues te vendimit te Kuvendit me 25 tetor 2007 per shkarkimin e tij.
"Sollaku" 1, vendimi i Kushtetueses
Gjykatat Kushtetuese e ka dhene dhe njehere vendimin per ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, ne lidhje me ngritjen e Komisionit te Hetimit. Ku Kuvendi, nepermjet tij, shkarkoi ish-kryeprokurorin Sollaku dhe ku vetem refuzimi i firmes nga ana e ish-presidentit Moisiu e shpetoi ate nga shkarkimi. Keshtu, Kushtetuesja, me 4 dhjetor 2006, i dha te drejte Sollakut, ne ankesen e tij per objektin e hetimit te komisionit parlamentar te ngritur rreth veprimtarise se tij. Gjykata e ka vleresuar si te papajtueshem me Kushtetuten objektin e hetimit. Ne vendimin e saj thuhet se parlamenti nuk ka kompetence te kontrolloje dhe vleresoje vendimet e prokuroreve ne nje sere ceshtjesh konkrete. Veprimtaria e Komisionit parlamentar, sipas Gjykates Kushtetuese, perben nje tejkalim te funksioneve te parlamentit dhe nderhyrje ne kompetencat e prokurorise.
Rakipi, si u "kthye" ne pune
Nuk eshte ky vendimi i pare i Gjykates Kushtetuese ne favor t e ish-kryeprokuroreve dhe kunder mazhorances qe i ka shkarkuar ata nga posti. Gati gjashte vite me pare, pikerisht me 25 prill 2002, ne kohen kur ishte PS ne qeverisje, Kushtetuesja rrezoi vendimin e Kuvendit dhe dekretin e ish-presidentit Meidani per shkarkimin e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi, duke e cilesuar ate te papajtueshem me Kushtetuten. Pavaresisht se nuk ishte detyrues per Kuvendin, pasi ai kishte zgjedhur ne ate kohe Sollakun ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, ligjerisht Rakipi ishte qe nga ai moment kryeprokuror. Nderkohe qe duke pare ne vijim vendimet e Kushtetueses, vihet re se ajo po ecen ne baze te precedentit. Keshtu veproi me ankesen e pare te Sollakut, duke dhene vendim si dy vite me pare, keshtu, me sa duket, pritet te veproje dhe me ankesen e dyte te Sollakut per te shpallur antikushtetues shkarkimin e tij.

Vendimet e Kushtetueses
Rrezon amendimet ne ligjin per KLD
Pezulloi ligjin per Konfliktin e Interesave
Pezulloi vendimin per shmangien e nepotizmit
Rrezoi aktin normativ per "Prefektin"
Rrezoi vendimin e shkarkimit te Sollakut
Rrezoi ligjin e ish-ushtarakeve