TIRANË, 7 Shtator / ATSH / - Nga data 8-22 shtator në Shkup të Maqedonisë, do të zhvillohet Edicioni i XV-të i Festivali Ndërkombëtar të Antikitetit "Antique Drama Festival Stobi 2015".

Në këtë festival ku do të marrin pjesë 10 trupa ndërkombëtare nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, dhe Greqia, Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse me shfaqen "Elektra" të regjisorit Laert Vasili, vënë në skenë nga trupa e teatrit "Aleksandër Moisiu" e qytetit te Durresit

Shfaqja "Elektra" e cila pati premierën në vitin 2015, për këtë pjesë të zgjedhur të antikitetit, regjisori Vasili ka angazhuar aktorë të rinj.

Në role do të interpretojnë aktorët Eralda Çaushi, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marjanaku, Vilma Hodo, Suela Bako, Besmir Bitraku, Gjergji Doçi, Xhejni Fama, dhe aktorë të teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Shfaqja "Elektra" ishte pjesëmarrëse edhe në Festivalin Ndërkombëtar të teatrove, "Butrint 2000", në muajin korrik 2015.

Festivali Ndërkombëtar i Antikitetit në Stob-Maqedoni është skena e tragjedive dhe komedive të antikitetit. Me përjashtim të shfaqjeve me autorë si Aristoteli, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe të tjerët, kompanitë e ftuara teatrore nga vende të ndryshme japin shfaqje, të krijuara për këtë amfiteatër dhe festival.

Festivali i Antikitetit nderon me çmime shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorët më të mirë.

Kush është regjisori Laert Vasili

Regjisori Laert Vasili lindi më 7 Mars 1974 në Delvinë. Ai studioi për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe u diplomua nga Akademia e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë në vitin 1997.

Laert Vasili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar Grek, Teatrin Shtetëror të Greqisë së Veriut, Teatrin Attis, Teatrin Aplo, Teatri Kontemporan, Theatre Alive, Watermill Center, Teatrin Kombetër Tiranë etj.

Laert Vasili ka bashkëpunuar me regjisorët R.Wilson, D.Gotscheff, A. Visnevski, A. Popovski, T.Terzopoulos, G.Kimoulis, A.Antypas, R.Pateraki, D.Mavrikios,Y.Kakleas M.Limperopoulou, etj, në vepra të spikatura të dramaturgjisë botërore si Sofokliu: "Elektra" (Oresti) Sofokliu: "Edipi Tiran" (Korifeu) Sofokliu: "Antigona" (Lajmetari) Eskili: "Perset" (Lajmetari) Eskili: "Prometeu i lidhur" (Hefesti) Shekspiri: "Makbethi" (Makdafi) B.Xhonson: "Volpone" (Bonario) N.Gogol: "Ditari i nje te cmenduri" M.Gorki: "Funderinat" (Vaska Pepel) A.Ostrovski: "Ditari i nje mashtruesi" (Kurcajev) A.Strindberg: "Pelikani" B.Breht: "Mahagony" (Pol Akerman) P.Hamilton: "Gaslight" (Sergis Bauer) H.Pinter: "Kujdestari" (Aston)
H.Pinter: "Parti per ditelindje" (Stanley Webber) H.Myller: "Herkuli" (Herkuli) M.Ravenhill: "Fausti ka vdekur" (Pit)
M.Ravenhill: "Polaroids" (Viktor) B.Friel: "Perkthimet" (Ouen) R.Wilson: "Persefoni" (Homeri) A.Roussin: "Nina" (Gerard) P.Sevastikoglou: "Angjela" (Lambro) A.Staikos: "Kur bie perdja" (Vracano) E.Pega: "Shoket e rinj" (Ogi)
A.Dimou: "Nata e sekreteve" (Nikola) H.Janou: "Duke rene nga shkallet"

Filmografia
"Mirupafshim" Korras-Voupouras
"Edge of night" P.Panagiotopoulos
"Flaming Stella" L.Haritos
"Tomorrow is another day" D.Masklavanou
"Alexandreia" M.Eliou
"Anna's Summer" J.Merapfel
"Playing Parts" P.Portokalakis
"Hostage" C.Giannaris
"Charlie's Son" C.Zonaras
"Balkan Bazaar" E.Budina
"Out of touch" A.Deliana
"Red Sky" L.Giourgou
"Agon" R.Budina

TV-Film
"Love came from far away" M.Manousakis
"About Anna" M.Manousakis
"Aegean Sun" V.Douros
"Lake of Sighs" P.Sklavos
"House of Resistance" G.Agathonikiadis

Si regjizor ne Teater ka vene ne skene veprat:

S.Mrozhek: "Emigrantet"
Cmimi i Regizorit me te mire ne Festivalin Ballkanik te Komedise 2005

L.Vasili: "Nje ne dhjete veta"
Mess Future Prize ne Mess Sarajevo International Theater Festival 2008

T. McNally: "Corpus Christi"
Special Prize ne Athens Gay Theatre Awards 2012

Ka shqiperuar veprat:

"Perset"-Eskili
"Elektra"-Sofokliu
"Emigrantet"-S.Mrozhek
"Genjeshtaret"-A.Neilson

/k.m/f.n/