Shqiptaro-kroati Anton Dedaj, i cili luajti për një pjesë të sezonit të kaluar te Flamurtari, mund të bëhet pjesë e Dinamos. Lojtari pati marrëdhënie të ftohta me trajnerin Sklavko Kovacic dhe u përjashtua nga kuqezinjtë vlonjatë pikërisht pas humbjes 6-0 me Dinamon, kur pati një konflikt me ndihmësin e ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Baric. Dedaj është një lojtar i lirë dhe njeh mirë kampionatin shqiptar.