Është anuluar vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, e paraparë për të dielën.


Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhënë shpjegime për arsyet e anulimit.


Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se planet përgatitore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërprerë pas njoftimeve se vizata është anuluar


Ndërkohë mediat kosovare tregojnë se veriu i Mitrovicës, por edhe i Kosovës në përgjithësi, ishte zgjuar sot me billborde për mirëseardhjen e kryeministrit serb.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter