Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të zhvillojë strategji të përbashkët në fushat kryesore.


Nëse Gjermania dëshiron të jetë lojtare e rëndësishme në botën e globalizuar, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse është së bashku me Evropën, u shpreh sot Merkel gjatë një tubimi të mbajtur me disa të rinj.


Të tjerët nuk flenë, u shpreh Merkel, raporton agjencia Dpa, duke shtuar se fushat ku mund të ndërtohet një strategji e përbashkët në Evropë, do të ishin veçanërisht politika e jashtme dhe siguria.


Merkel tha se bëhet fjalë për prezantim të përbashkët si entitet global kur ballafaqohesh, për shembull me Rusinë, Kinën dhe Afrikën.


6 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)