Një e moshuar, nënë e 4 fëmijëve, apelon për ndihmë për një karrocë për djalin e sëmurë që foshnje. në pamundësi për t’ia blerë 40 vjecarit një të tillë, 75 vjeçarja Fatime Frasta, rrëfen se djali i saj kreshniku dergjet në shtrat, brenda 4 murëve në banesën ne fshatin Dukaj të Tepelenës.


Me lot në sy, gruaja kërkon vetëm një karrocë invalidi që i biri të mund të lëvizë nga shtrati.


Fatime Krasta: Këtij i bie sëmundja edhe sot. Rri dy ditë që të mos i bjerë, dhe pastaj i bie një javë resht. E marrim tek avllia që ti bie dielli dhe pastaj e sjellim se nuk rri shumë. Po të kisha një karrocë do ta shtyja si unë ashtu edhe plaku.  


E moshuara pohon se jeton vetëm me pensionin e saj, dhe nuk e ka të mundur blerjen e karrocës për të nxjerrë jashtë mureve të shtëpisë të birin 40 vjeçar.


/Ora News/


 


  


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter