Vlore- Ekzekutori i majorit te policise kriminale Ilir Ngresi do te mbetet ne burgim te perjetshem. Kastriot Jaupaj, i njohur si i forti i Beratit gjate viteve 1997-2002, si pjese e bandes se Altin Dardhes, nuk ka marre asnje "pike meshire" nga Gjykata e Apelit Vlore diten e djeshme. Edhe Shkalla e Dyte ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit, "burg perjete", kurse kerkesa per rishqyrtim te ceshtjes ishte bere nga avokati mbrojtes i 33 vjecarit te ekstraduar nga Spanja pak muaj me pare. Treshja e gjyqtareve Anesti Kasuli, Brunilda Orhami dhe Meriban Mullaj, te zgjedhur nga qyteti i Korces, pasi shqyrtoi pretendimet e pales mbrojtese, vendosi te mos ndryshonte vendimin e dhene me pare. Vete Kastriot Jaupaj nuk ka qene prezent ne sallen e gjyqit, kurse mbrojtesi ligjor ka risjelle edhe njehere procedura te prezantuara edhe ne Shkallen e Pare per mbrojtjen e 33-vjecarit. Historia e hakmarrjes lindi menjehere pasi Ilir Jaupaj, gjate nje rrethimi nga policia e Beratit ne qytezen e Ures Vajgurore, plagoset rende dhe gjate transportit me helikopter per ne spital nderron jete. Por familjaret dhe vete Kastriot Jaupaj mesojne se major Ilir Ngresi kishte qelluar ndaj 25 vjecarit me pistolete duke e vrare pa mberritur ne spital. Ngjarja ndodhi me 12 nentor 1997, ne vendin e quajtur Guri i Bardhe, gjate vales policore kunder bandave kriminale ne Beratin e trazuar. Ceshtja e nisur nga familja u pushua nga Prokuroria e Lushnjes per mungese provash, por Kastriot Jaupaj ka nisur hakmarrjen e tij per gjakun e vellait. Sipas dosjes hetimore, Ngresi eshte kercenuar disa here me jete dhe me 7 tetor 2000 kunder tij organizohet nje prite ne rrugen kombetare Berat-Fier, "Qafa e Sqepurit", ku Ilir Ngresi plagoset ne shpatull dhe po keshtu shoferi i tij. Pak jave me pas Ilir Ngresi transferohet ne Delvine dhe Jaupaj ka thurur atentatin e dyte duke e gjurmuar ne levizjet qe kryente. Me 30 dhjetor 2000, ne bashkepunim edhe me killerin Dritan Zhuka, i ekzekutuar ne shtator 2001 nga policia, Kastriot Jaupaj i ze prite Ilir Ngresit afer shtepise se tij ne Vlore. Ne nje perleshje me arme, majori mbetet i vdekur, kurse Jaupaj arratiset jashte vendit, fillimisht ne Itali dhe me pas ne Spanje, ku u arrestua dy vjet me pas. Fillimisht u ekstradua ne Itali per llogari te autoriteteve te ketij vendi per krime ne trafiqe dhe vitin e kaluar u soll me pranga ne Shqiperi prej Interpol Tiranes.