Në 20 korrik maturantët nisin procedurat për aplikimin në universitet, proces i cili zgjat 9 ditë. Maturantët duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj zgjedhjes së programeve të studimit  duke shprehur vullnetin për 10 preferenca. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar nga një vit më parë është rritja e kofiçentëve të lëndëve me zgjedhje.


20 korrik maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në Shqipëri duhet të nisin aplikimin në universitetet publike dhe jo publike. Aplikimet do të zgjasin 9 ditë. Maturantët e kanë mundësinë për të bërë përzjedhjen e programeve të studimeve deri në datën 29 korrik. Në Universitetin e Mjekësisë, Rektori Arben Gjata bën me dije se në kriteret e pranimit, ndryshe nga vitet e kaluar kanë rritje të koficentit të lëndëve me zgjedhje.


Arben Gjata: Në qoftë se vjet, si kimia e thelluar si kimi bërthame, si një lëndë tjetër e kishin koeficentin 1, sivjet lëndet me zgjedhje i kemi bërë po qenë të thelluara e kemi bërë 1.25, 1.15 po qe bërthamë dhe çdo lëndë tjetër që nuk janë kërkesë e universitet tonë i kemi dhënë koefiçentin 1.


Fakulteti i Mjekësisë do të presë në vitin e parë të tij 300 studentë të rinj.


Arben Gjata: Ne nuk kemi ndryshim tarifash, tarifat janë njësoj. Është rritur numri i studentëve, janë rreth 300 kuota përfshirë edhe kuotat nga trojat dhe janë një numër tjetër kuotash që janë transderime për të plotësuar disa vende që kanë ngelur bosh gjatë këtyre viteve për shkak të largimit të studentëve.


 Në datën 28 gusht, universitetet do të shpallin fituesit dhe pas kësaj date, ata që kanë fituar të drejtën e studimit duhet të regjistrohen për të mos e humbur këtë mundësi. Orientimin e maturantëve për këtë universitet, rektori Arben Gjata e bëri pas nënshkrimit të  marrëveshjes së bashkëpunimit mes universitetit të Mjekësisë së Shqipërisë me atë të Kosovës. Në shkëmbim të eksperiencave të ndërsjellta akademikë dhe mundësinë e kryerjes së hulumtimeve. 60 është numri i kuotave të studentëve të mjekësisë për trojet, dhe në këto instucione arsimore respektive nuk ka probleme përsa i takon njohjeve të diplomave.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter