pogradeci-beselidhjaNga Erjon Gurguri

Apolonia edhe ndeshjen e radhës në fushën e saj, këtë herë ndaj Pogradecit, do ta luajë me drita. Objektivi i vetëm i fierakëve, sidomos pas barazimit ndaj Mamurrasit në Laç, është fitorja si një mundësi për të qenë të fiksuar në vendin e dytë. Të themi të drejtën shpjegon Demiraj barazimi i së hënës na ka bërë me dhembje koke. Mirëpo këtë dhembje do ta kthejmë në forcë, ndërsa gjatë gjithë javës jemi përgatitur për një fitore ndaj Pogradecit. Fakti që do të luajmë në fushën tonë është një plus për ne, që do të thotë se për asnjë moment nuk do ta diskutojmë fitoren.


Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Ndërkohë që Demiraj, edhe për fatin e mirë të të gjithë skuadrës, do ti ketë të gjithë futbollistët e gatshëm, të cilët janë në formën e duhur për ta nxjerrë me sukses këtë takim. Ajo që kërkoj është vëmendje kryesore nga sulmuesit tanë, të cilët duhet të jenë agresiv përpara portës kundërshtare dhe të mos përsërisin gabimet e kaluara. Ne kemi bindjen se do të përsërimin suksesin ndaj Pogradecit, ka mbyllur Demiraj.


The post Apolonia përsëri me drita për të mundur Pogradecin appeared first on Sporti Shqiptar Online.