1.

VIZAT e shqiptareve po i afrohen horizontit te muajit nentor si nje cudi dhe mrekulli e vertete.





VIZAT... ne nje perfytyrim tragjik te shqiptareve ne kohen e levizjeve te medha. Presim te marrim vizat te marrim ikjen daljen dhe arratine ne driten e kerkimit te Botes. shte nje tregues i madh qe lexohet vetem ne fund por lexohet sikur te mbash kandilin e mekur ne dore... ne fund te nje pritje te gjate kur ti nuk ke gjunje te ecesh me tej... ne fund te nje ligjerimi kur ti ke mbaruar fjalet togfjaleshat parafjalet pasfjalet ne fund te nje endrre kur te ka ikur deshira per te pare nje enderr te bukur...





Dhe cuditerisht prej kesaj qe ndodh te duket se ky ne te vertete eshte fillimi.

.... kur te tjeret kane shkuar kaq larg dhe ti ke ngelur tek bishti ures apo tej Ures se Qabese. Mbece more shoke mbece





2.





Na kujtohet... Ne piramiden e perbashket kufitare hartografit te ri i kalonin emocione e dridhma. Me tej ishte Greqia... mateshin guret shkurret udhezat e mbyllura dhe te pashkelura ne anen e ketejme te shenjes kufitare.





Dukej se me te vertete behej histori afruar deri ne ate vije ku mbyllej perjete gjeohapesira jote...s kish asnje udhe asnje lidhje dhe asnje VIZ. Vecse nje vize e nderprere e zeze nje simbol i ndarjes qe edhe kur e vizatoje kishe nje ndjesi gati te mistershme.





Ishte nje mengjes me nje ngjarje te pazakonte. Nje gjuetar grek kish ardhur ne kete ane te kufirit sepse kerkonte zagarin e tij. Kish ndalur ne nje maje shkembi dhe kufitaret e kishin pikasur. Ish dhene alarmi. Aty ish zone pa klon... se kloni i rrymes elektrike ngjethese ishte pak me tej.





Ne dhomen tjeter te oficerit te rojes komandanti me nje ze te cjerre ish lidhur drejtperdrejt me Tiranen. Ulerima e tij Ne kuadratin.... ai thoshte koordinata. Pastaj me po ate ze te cjerre klithte ... Gjarpri Gjarpri po ta perseris i thoshte atij ne fundin e telefonit ne Tirane... Simboli gjarper ishte shkelesi grek qe kishte kapercyer ne kete ane... pra perfytyrimi lidhej me ate qe shihej qe nga posta jone... ne maje te shkembit tone shkembit me myshk te virgjer prane nje formacioni sedimentar dhe nje gjarper qe kish shkelur mbi te....





Kendej mbjelle me driza tela me gjemba klone me rryme elektrike sinjale qe nderthurura mbi gure e bime mbi ajrin e mengjesit e te mbremjes. Izolim sa skishe guxim as te hidhje syte atje me tej ku fillonte Dheu i shtetit fqinj...Yjet mbi krye te ngjanin se nuk ishin njesoj. Edhe qielli dukej se ishte i ndare.





Pak me tej ne rreze brigjesh te thepisur ishin ende gjurme te keputje te jeteve te shkelesve te kufirit te shqiptareve qe donin te dilnin prej ketij izolimi te gjate ata qe kishin enderruar dhe si moren kurre VIZAT e jetes por te vdekjes.





3.





Sapo te degjoje ne kersheri e siper fjalen satelit apo fluturim ne hapesire menjehere do te perfytyroje dyndjen e bashkesive te djajve qe fluturonin mbi kryet e tu tinez ne erresire a mjegullnaje per te pare se cpo beje ketu ne kete vend cpo gatuaje cpo mbillje dhe ku kerkoje thelloma tunelesh betonim bunkeresh te llojllojshem qe edhe pse mundoheshe ti fshihje atje siper ata djajte lakuriqe te kozmosit veshtronin dhe te ndiqnin pa tu ndare.





Sa kujtoje infra te kuqe apo radar e dije se pas tyre fshiheshin ata sy qiellore te frikshem qe nuk te linin te qete ne ate izolim qe e kishe projektuar. Kurse ketu masja midis dridhmave ate kufirin me boten tjeter armike imperialiste e revizioniste





Nuk mund tu vije emer tjeter atyre sateliteve vecse spiune te qiellit dhe te detit te kryemaleve dhe fundluginave te rezervave te naftes dhe te gazit te mineraleve dhe shtresave gjeologjike.





Ata spiunet te rrinin persiper dhe benin shkence me ndjeshmeri te larget per te okupuar lirine e izolimit tend gjersa ishin te afte te shihnin se cpo lexoje ne gazete teksa ishe ulur ne nje stol...





Pozicionimi dhe ideja jone se ishim ne qender te universit sfidohej nga imazhi ku ne i perngjanim nje shpelle ketu ne perendim te Adriatikut dhe Jonit. Edhe per qiejt nuk kish VIZ.



4.



...vone shume vone pas viteve nentedhjete ne gjurme mallkimesh dhe plumbash ne vija te pergjakura shkelesish u ndje shpartallimi i cmendur i mbledhur tek njerezia qe u sul pa ndalim per te ikur tej VIZAVE te zeza te kufirit.





Mesymja kryhej ne dimer kur malet dhe tufanet me bore i shtoheshin si aleate carjes se kufijve. Bashkesia e shqiptareve te te gjithe moshave ngjante shume me keq se ai nje vargani rraskapites i eksodit te cameve te ndjekur prej trojeve te tyre.





Ne cilin vend kishim lindur





Mendja ideologjike sakaq duke kthyer syte nga vendi yt krijonte perceptimin iluziv se nje fener gigand e ndriconte.





Askujt nuk i shkonte ne mend se do te dilte jashte Shqiperise mbasi ne ato hapesira kishte nje epidemi e ndotesi dhe ti duhej te mesoje vetem anatomine e trupit te shpelles tende. As termi VIZ nuk njihej e nuk perfytyrohej dhe shpesh ngaterrohej me simbolet e Vizave ndarese te kufirit ne hartat e ndryshme.





Edhe ata qe e merrnin ate diplomate sportiste studente ndjeheshin gjithnje te ndjekur nga pas te pergjuar sa shpesh paten thene me mire te mos kishim pasur VIZ

Ishte kufizimi i madh dhe i dhimbshem i Lirise.





Qeliza ka nje jetegjatesi te caktuar. Por vjen nje kohe qe ajo shkaterrohet duke ia lene vendin qelizave te sapokrijuara. Behet shpejt por dhe ngadale.





Tek ne dhe vetem tek ne ka ndodhur qe te kalojme nga njeri ekstrem tek tjetri. Duhia e pare ish trysnia e mbledhur qe shpertheu. Ish dalja nga erresira ne drite dhe dihet se si ndodh verberia e perkohshme.





Po vijne vizat





Ne kete shfaqje te madhe nuk ka mjaftuar pritja e lodhshme deri ne llahtar mbetja prapa keputja e gjunjeve por si nje prodhim i vetvetes se mefshte e vec kesaj te mos mjaftonin ato qe thame atypari kur ja nje bubullime shurdhake nje kallame gushti nje brohoritje nje krrauritje nje varje jargesh e peshtymash sharjesh mallkimesh per shkaktaret e kesaj shfaqjeje te pafund te izolimit. Kush jane fajtoret Qeveria e shqiptareve te sotem nuk dihet nese qesh apo qan.





Ajo hidhet perpjete dhe ben figura groteske jo prej gezimit se erdhen VIZAT por se per te vjen rasti i dhurates se madhe ne stinen e prag Krishtlindjeve e jo me shume se per ata qe ende nuk i kane VIZAT.





Kesisoj pra te shfrytezosh kete tragjikomedi per qellimet qeverisese per ta fyer edhe me shume kete popull te rraskapitur per te shtuar jeten e saj kur ajo Qeveria ka mbetur si bima e se keqes te cilen se mban dot mbi shpine herakja e saj.





Nuk do te kish ne univers shfaqje me te shemtuar se sa kjo nje tallje e madhe abuzim spekulim i tejskajshem kur varferia dhe polarizimi shoqeror del ne horizontin e perditshem nderkaq Qeveria lot ne kete skene ku djalli clirohet nga litaret e VIZAVE qe i kish mbajtur per vete dhe ia leshon ato engjellit popull gjasme per ta cliruar.





Kryeministri i Shqiperise nga gezimi dhe paranoja e tij a e shihni valle se si flet me vete Si ne nje ekstaze eshte edhe Kryeparlamentarja...





Qoftelarg Hapesira Shengen deri tash e izoluar per ne por ajo me pare hapi gjirin per Serbine e Gjenocidit modern ndaj shqiptareve.



Po vijne vizat Po i afrohemi kufijve Ne te fundit por ama me te lumturit.

Absurdi ne piken e fundit te VIZS se ardhshme qe ende smund ta dime nese mund te vije apo jo Pse u dashka qe te mburremi kaq shume dhe te lendojme kaq plage qe ia kemi bere vetvetes





Ata te ikurit qe jane me shume se nje e treta e popullsise se sotme qe cakerdine pa asnje ndihme te shtetit dhe te politikaneve te tyre habiten me kete mburrje te madhe por ata nuk kane kohe te komentojne te verteten e dhimbshme te qeverisjes se shqiptareve.



5.

Po vijne VIZAT Por na duhet qe te bejme nje Requiem per te humburit te ikurit te kallkanosurit e kufijve me bore te fundosurit poshte Otrantos te zhdukurit deri gjer ne Antarktide apo ne strofullat e arinjve polare requiem per ata qe te paret keputen telat thyen muret e rende u kacaviren ne anije te mbytura mbi barka shkretane e gomone te cara trape dhe fuci requiem per ata qe per te ikur tek Bota dhe Drita e saj u shnderruan si primate te vetvetes sepse kishin dale nga izolimi dhe nuk kishin pasur asnje ndihme asnje lehtesim nga politikanet e tyre...





Kurse prape sot jane keta politikane pothuajse te njejtat fytyra qe shkrumbojne Po vijne VIZAT Ua sollem Merrini





shte kaq e turpshme kur nuk kemi asgje te besueshme tu themi shqiptareve dhe kthejme syte nga europarlamentarja Tanja Fajon kesaj gruaje te mire sllovene duke ia dhene lavdine asaj po me mire ta marre ajo...





Po dhe asaj si nje befasi nuk i besohet qe te kthehej ne personazh kaq shpetimtar per shqiptaret e mbetur pa VIZA kur ata jane te fundit sepse pjesa me e madhe e tyre skane pyetur per to.

Po vijne VIZAT Po ikin VIZAT