Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 15:07

Mesfushori italian, Alberto Aquilani ka insistuar se nuk ishte kundër rikthimit të tij në Liverpool pas përfundimit të periudhës së huazimit në Juventus.



Aquilani nuk fitoi kontratë afatgjate nga Bianconerët pasi bëri 33 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar.



Ai spekulohet se kërkohet nga Napoli dhe Milan, por 26 vjeçari konfirmoi se do të kthehet në Anfield Road. “Kthehem në Liverpool me entuziazëm të madh. Nuk është problem. Nuk është e vërtetë se nuk desha të kthehem në Angli”, tha Aquilani për Sky Italia.