Të shtëa me armë zjarri janë raportuar në zonën e pallatit mbretëror të Riadit, kryeqyteti i Arabisë Saudite dhe mbreti Salman u evakuua nga forcat e sigurisë dhe u fsheh në një bunker ushtarak të mbrojtur.


Në Twitter, videot tregojnë dritat e ndezura të policisë në distancë dhe zhurmën e shpërthimeve.



Fillimisht flitej për një grusht shteti apo sulm terrorist nga një komanddo jemenite, që kisshte mundut të futej në pallat, por më pas ka dalë e vërteta: ishte një dron-lodër që kishte aktivizuar alarmin e gardës presidenciale.


“Zëdhënësi i policisë së qarkut në Rijad tha se në orën 19:50 të shtunën, një pikë e kontrollit të sigurisë në lagjen Al-Khuzami të Riyadh vuri në dukje një dron të vogël të kontrolluar që lëvizte rreth pallatit mbretëror.


Burime zyrtare të cituara nga agjencia zyrtare e lajmeeve Spa, pohojnë që të shtënat ishin drejtuar ndaj një droni-lodër, të qëlluara nga policia, e cila për disa momente mendoi se bëhej fjalë për një grusht shteti.


Aq sa detyruan rojet presidenciaale të strehojnë mbretin Salman në një bunket të sigurt. Në fund, alarmi rezultoi fals, edhe pse të shtënat me armë zjarri ishin të intensifikuara.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)