Arabia Saudite fajësoi Iranin për atë që ajo e cilëson përpjekje për grusht shteti në Liban dhe u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të rajonit të mos ndërhyjnë në politikën e Bejrutit.


Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, u tha sot gazetarëve se mbështetja e Iranit për dhunën në Liban mund të ndikojë në marrëdhëniet e këtij vendi me të gjitha shtetet arabe dhe islamike. Irani dhe Siria njihen si mbështetëse të opozitës ekstremiste shiite Hezbollah në Liban.


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i hodhi poshtë këto komente të ministrit të jashtëm saudit, duke thënë se Irani është vendi i vetëm që nuk ndërhyn në Liban.


Komentet bëhen ndërkohë që ushtria libaneze deklaroi se do të përdorë forcën për t'i dhënë fund luftimeve mes milicisë pro-qeveritare dhe forcave opozitare të udhëhequra nga Hezbollahu. //rd//