Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi se sot hyn në fuqi rritja e pagave për ata që punojnë në administratë, arsim apo shëndetësi.


Sot, rritja 10% e pagës në administratë është një realitet.


Është rritur paga me 10% për punonjësit e administratës publike, nëpunësit dhe punonjësit e arsimit parauniversitar, shëndetësi, tha Ahmetaj.


Ministri theksoi se kjo rritje pagash u bë vetëm në sajë të reformave të qeverisë.