Seanca parlamentare ka nisur me betimin e deputetit socialist Arben Isaraj. Ai nuk ishte betuar në seancën e kaluar së bashku me deputetët e tjerë të partisë së tij. Topalli ka lexuar formulën e betimit të deputeti, ndërsa Isaraj i është drejtuar “betohem”. Më pas Isaraj, i gjendur i vetëm pa kolegët e tij në sallë është larguar nga salla plenare, për të pritur momentin kur i gjithë grupi i PS-së të hynte në sallë. Deputeti Majko ka qenë i pari socialist që ka mbërritur në seancë, por që sigurisht nuk e dinte vendimin e grupit që do ishin prezent në fund të saj. Nisur nga kjo, Majko ka preferuar në qëndrojë në kafenë e Kuvendit, gjersa të vinte orari i shqyrtimit të nismës së PS-së. Grupi i PS-së mbërriti në sallën e seancave në orën 19:45.