TIRANË- Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, njëherësh ish-ministër i Financave të PS-së, i ftuar ne emisionin “360 Gradë” në Tv News24 të gazetarit Artur Zheji me temë “A është i vetëm Arben Malaj” sqaroi arsyet e kandidimit të tij si i pavarur dhe marrëdhëniet me ish kolegët e tij socialistë dhe ‘ftohjen’ me kreun e PS-së Edi Rama. Përballë Arben Malaj ishin edhe analistët Dritan Hila dhe Lorenc Vangjeli.

Artur Zheji: A jeni vetëm dhe a ndjeheni vetëm në këtë xhungël politike?
Arben Malaj: Unë besoj se jo së pari kur thuhet a jeni vetëm ka të bëjë për cfarë jeni në garë. Dhe unë besoj se bëhet fjalë për një model ,unë e kam parë veten gjithmonë ne raport se cfarë është me e mira për vendin tim. E njëjta gjë ndodhi dhe ne vitin 2009, kur nuk isha i vetëm. Asnjëherë në karrigen time nuk i kam bërë gjërat për vete, por për sfidat e vendit tim. Ashtu sic bëra me ndryshimet Kushtetuese, bojkotin apo miratimin e tre ligjeve. Në Kushtetutë është betimi i parë i një deputeti dhe aty nuk është betim partiak, por kombëtar. Lidhur me bojkotin dhe tani që bëj fushatë gjëra e parë që them është se duhet rotacioni, por më pas vjen pyetja cfarë do vijë më pas. Unë i kam ndjekur krizat në botë, si në Greqi dhe Itali, por asnjëherë nuk është braktisur Parlamentin. Ajo cfarë duhet në vendin tonë është se duhet të eliminohen krizat.
Artur Zheji: Karikaturë, në një kartolinë për zgjedhësit...’Ne rilindasit të zgjedhim ty’....
Arben Malaj: Ne kemi vendosur fushatë pozitive nga një sfond i ngarkuar negativisht...
Lorenc Vangjeli: Një unë e mirë në kohën e gabuar mund të jetë e ligë ose e anasjelltas. Ju gabuat ne momentin kur kërkuat thyerjen bojkotit pa bërë hetim parlamentar. Ju ishin në kontrakohë në kundërshtim me praktikën shqiptare....
Arben Malaj: Nuk ka dicka të ligë, por dicka të mirë dhe të keqe. Lidhur me bojkotin nuk e kam problem të them sy për sy se jam kundër bojkoteve. Nëse vendi shkon ne bojkot pas zgjedhjeve vendi shkon keq e më keq.
Si ka mundësi që vetëm në Shqipëri opozita me mazhorancën bëjnë teatër politik për të mos u takuar, del ambasadori i kam përdore dhe takohen Rama me Berishën . ka probleme më të mëdha në rajon dhe takohen. Këtu hiqen sikur nuk takohen, i kampin për dore dhe i cojnë në një restorant ‘Krokodil’, atëherë nuk është mendimi im i gabuar.
Artur Zheji: Nuk e keni parashikuar koston e vendimit tuaj...
Arben Malaj: Unë jam ekonomist dhe e di që duhet të paguash një kosto....
Artur Zheji: U ndjetë i befasuar se nuk u kandidat nga Rama ?
Arben Malaj: Nuk ishte i vështirë për ta kuptuar. Kishte kohë që flitej se do më spostonin. Kishte kohë që nuk me jepej akses publik për të përfaqësuar PS, tjetër ishte taktika sic u bë me presidentin një herë e nxirre me një qytete, herë në një tjerë. U dha një vendim ne kryesi pa u sqaruar me mua. 
Dritan Hila: Kur e kuptova ftohjen e Ramës, pse nuk kërkove mbledhjen e kryesisë për të hartuar listat?
Arben Malaj: Ju garantoj që jo vetëm kam folur por kam komunikuar edhe me shkrim, se PS duhet ta siguronte fitoren e saj nga cilësia e përfaqësimit politik. Sa për emrin tim në listë, unë jam edukuar në një parti që ka pasur më shumë demokraci, ku listat nuk i shfaqte kreu i partisë, ne diskutonim.
Artur Zheji: Unë deputet, nuk votoj qeveri shokësh. Ma shpjego pak këtë titullin gjatë intervistës që ke dhënë për Gazeta Shqiptare?
Arben Malaj: Intervista kishte një titull që e meritonte. Unë e kam thënë përballë çdo vlonjati që mandatin tim do ta përdor për rotacion politik. Jam pro rotacionit, pro çdo kryeministri që fiton zgjedhjet. Do negocioj votën për postet kyç në qeveri. Listat e shokëve në poste kyçe e dëmtojnë qeverinë.
Lorenc Vangjeli: Rama ka gabuar me zotin Malaj. Por çdo votë që del nga koalicioni i majtë, ka rrezik të jetë një votë minus për PS dhe pro Berishës. Ju po hyni në të drejtën e qytetarëve të Vlorës për të bërë të mundur rotacionin.
Arben Malaj: Për të marrë PS mandat të 8, duhet diçka e re që i sjell njerëzit tek kutia e votimit. Vlonjatët votojnë me zemër, jo me urdhër. Kjo është garë për model, ti je kundër modelit. Në demokraci nuk mund të paragjykosh një njeri pse ka dalë i pavarur. 
Lorenc Vangjeli: Më jep këshilliën që të kanë dhënë vlonjatët...
Arben Malaj: Më thanë po të mbështeti edhe pak Lorenci fitorja jote bëhet më bindëse.
Artur Zheji: Kokëdhima ka deklaruar në këtë emision se, Rama ta ka thënë në sy që s’do të kandidonte
Arben Malaj: Njerëzit nuk janë të sinqertë, njerëzit e kanë të qartë influencën e Koços tek Rama. Në Vlorë njerëzit më thonë, më mirë votë për ty se për Koçon. Rama tha vetëm se ky ishte vendimi im, do të bëjë rolin e të fortit edhe kur është i dobët. Koço ka zgjedhur të jetë aty ku është më i sigurt, Koco ka një kontribut në PS ta godiste fort PS dhe të dilte Rama në krye.
Lorenc Vangjeli: Po konfliktin tuaj me Koçon në 2008 e kujtoni?
Arben Malaj: Di vetëm që edhe kur më kanë goditur me thika pas shpine nuk e kam përdorur postin tim. Nuk kam mëri me Koçon, por jam i mendimit që Shqipëria duhet shpëtuar nga shokët dhe miqtë.
Artur Zheji: Ju mendoni që ikët nga listat e PS për shkak të këshillës së Koços?
Arben Malaj: Unë po them që në përzgjedhjen e listave të PS ka mbaruar meritokracia. Kush i serviloset dhe i ngjitet kryetarit e gjen një vend. 
Dritan Hila: Kam thënë se për mua qëndrimi që keni mbajtur ndaj Kushtetutës, do mbahet mend në karrierën tuaj, se dy krahet politike i kishte marrë dalldia. Ka një problem vërej një defekt ne sjelljen tuaj si politikan. Ju jeni politikan për të pasuri sinergji me koleget tuaj, nuk duhet te jeni vetëm politikan individual. Pse nuk pati një qëndrim tuajin më parë, por kur e shihni se nuk jeni në lista ngre problematikën për njerëzit e ri të ardhur
Arben Malaj: Ka 3 vite që ka nisur lëvizja mendimi ndryshe. Në mendimin ndryshe është a-ja të kufizojmë pushtetet e përhershme. Kush është i mirë të bëje para. Kam thënë për krerët e komunave p.sh, jo më shumë se 2 mandate. Ne duhet te ulim presionet korruptive. Kam folur dhe për MJAF-tin. Nuk përmirësohet vetëm nga emrat por nga procesi . Nëse procesi mbetet në dorë të kryetarit majtas dhe djathtas përkeqëson listat. Nuk ka probleme vetëm tek listat e PS, por dhe tek PD.
Dritan Hila: Ju e ndjeni veten viktimë...
Arben Malaj: Unë nuk jam viktimë, por jam krenar, viktimë e vetvetes është ai që bën gabimin. Jam krenar që kam thënë se pas duhet të mundë Sali Berishën. Gjëja me e turpshme që kam parë unë në vend është frika, futja e frikës nga anëtarët e partive.
Lorenc Vangjeli: Cfarë lloj frike..
Arben Malaj: Frikën për të folur dhe reaguar. Një vend që ka frikë, shkon poshtë e më poshtë. Mua nuk më ka penguar asnjëherë as Fatos Nano as Edi Rama. Rama bën spot për të trembur vlonjatët futeni në shtëpi, por mos i jepni votën. Cfarë është kjo, duhet të keni një koncept të qartë për mikun dhe raportin me mikun. Andrea Marko që kandidon, ku është marrëveshja se PS në Vlorë do i falte vendin e 6, PBDNJ. Kemi marrëveshjen Meta-Rama, ku është marrëveshja se vendin e 6-të, PS do ja falë PBDNJ. Pse duhet të ikin 3 djemtë e Vlorës dhe të vijë Marko dhe Koço.
Lorenc Vangjeli: Ju do merrni vota të majta, pse duhet t’iu votonte një i djathtë?
Arben Malaj: Në këtë vend duhet të ketë të mirë majtas dhe djathtas. Ku është dashur në mandatet e mija të negocioj e kam bërë, nuk i kam dashur sherret politike.
Lorenc Vangjeli: Pse nuk kandido për president....
Arben Malaj: Me radhë...
Lorenc Vangjeli: Cili është raporti cfarë i keni dhënë PS dhe cfarë i keni marrë....
Arben Malaj: I kam shërbyer me dashuri dhe përkushtim në momentet më të vështira. Politika nuk është pazar, ndaj nuk ka rëndësi cfarë më ka dhënë. Me mua bëhen 8 dhe fitorja është e sigurtë, pa mua ato humbim.
Dritan Hila: Kush mendoni se do ju japë votën? Më shumë se ana partiake është se sa Arben Malaj ka qen i vlefshëm. A mendoni se miqtë tuaj janë 8 500 sa i duhet PS për të marrë mandatin e 8, por po si morët i prishni punë PS...
Arben Malaj: Vetë Rama kur thotë se e keni mik Malajn, e vërteton këtë. E dyta ajo që kam bërë në politik është se kurrë nuk e kam përdorur pushtetin tim për të krijuar klane.
Artur Zheji: Një qytetar pyet, Bitumin e Vlorës kush e menaxhon?
Arben Malaj: Kryetares së Kuvendit i kam thënë se në kohën kur t’i kriheshe, unë jam marrë me të plagosurit e Selenicës. Ta gjejë Jozefina kush e përdor minierën. Unë nuk jam përfshirë në asnjë biznes të tillë
Artur Zheji: Deklaratat e Ramës për ty, është treguar sa elegant aq dhe edhe i hidhur...
Arben Malaj: Kështu është me shumë të tjerë në politikë. Shumë veta thonë si harxhon kohë dhe merret me Malaj, i kam thënë ta përdorte kohën për të mundur Berishën. Merru me Saliun jo me Arbenin, vota e Arbenit është kundër Saliut. Votuesit vlonjatë do ta ndajnë kush e meriton të jetë deputet i Vlorës, Koco me Andrean apo Arben Malaj.
Dritan Hila: Nuk besoni që do kishit bërë më mirë të rrinit brenda së majtës për ta reformuar atë. Nuk e dëmtuat vetën dhe të majtën duke dalë jashtë?
Arben Malaj: E majta ka bërë por mua por edhe unë kam dhënë kontributin tim. Për ta modernizuar do jemi përsëri aty, unë nuk jam tekanjoz, por kryesia duhet të ketë parimin e meritokracisë. PS ka nevojë për modernizim, ka çoroditje organizative më tepër se çdo gjë tjetër.
Lorenc Vangjeli: Ku ndodhet Nano në raport me fushatën tuaj?
Arben Malaj: Aty ku është deklaruar dhe unë jam mirënjohjes për mbështetjen e tij që dha dy kontribute, dorëheqjen dhe modernizmin e Partisë Socialiste. Me vjen mire që pas Nanos është shprehur pozitivisht. Dhe zotin Mejdani, Moisiu dhe Topin e vlerësoj. ( tha malaj teksa shprehu mirënjohjen për shumë emra Nano, Agolli, Mejdani, Pëllumbin, Ethem Rukës, Maqo Lakrori, Dade...... etj etj)

(e.m/ma.ar/BalkanWeb)