I ardhur nga Parisi, Arben Skenderi nuk ndahet as ne Tirane nga objekti qe e ka shnderruar ate ne nje nga muzikantet me te mire qe Shqiperia ka eksportuar jashte vendit: violonceli i tij.

Me prejardhje nga nje familje muzikantesh, Arbeni nuk ka mundur ta tradhetonte traditen familjare.

Pasionin dhe talentin e tre brezave ai e ka cuar ne skenat me te njohura te muzikes se dhomes neper bote.

Duke ditur origjinen e artistit shqiptar nuk kish se si mund te ndodhte ndryshe qe dhe miqte te ishin te fushes se tij.

Nje prej tyre, Arben Llozi, zevendesrektori i Akdemise se Arteve, nuk i kursen fjalet per mikun e tij.

“Eshte me te vertet nje njeri qe nuk te le kurre ne balte, qe ben shume per te tjeret dhe sigurisht kerkon qe te tjeret te bejne shume per te, eshte normale. Per pjesen profesionale, eshte nje muzikante shume i mire, eshte nga me te miret ne vend”, shprehet Arbeni.

Per talentin dhe pasionin qe e karakterizon flet edhe nje tjeter mik i tij, kompozitori Pellumb Vorpsi, i cili e ka ndjekur aktivitetin e familjes Skenderi me breza.

“Kishte nje temperament te brendshem qe ai me shume e shfaqte ne lojen e tij ne instrument, ndersa ne jete eshte me i ekuilibruar”, thote Pellumbi.

E teksa ndjekim per disa ore violoncelistin Arben Skenderi shohim se ashtu si edhe emri i tij i njohur neper bote dhe miqte e tij jane te kombesive te ndryshme.

Prane Arbenit eshte miku i tij dirigjent Vito i cili na rrefen disa cilesi per te. Mes tyre nuk mungon dhe humori.

“E kam njohur Arben Skenderin nepermjet orkestres se tij. Isha i ftuar ne nje nga koncertet e kamerates se Tiranes dhe pas koncertit vajta ta uroj. Qe aty u njohem. Ajo cka godet tek Arbeni eshte profesionalismi. Eshte nje njeri qe e do Shqiperine dhe Tiranen dhe ka edhe nje jete artistike dhe profesionale jashte vendit. E do idene e nderkombetarizimit”, shprehet Vito.

I ardhur ne Shqiperi per te realizuar projekte te medha muzikore dhe per thyer akujt me muziken klasike shqiptare, largohemi prej Arben Skenderit mes tingujsh.