Report Tv ka zbardhur detaje të reja lidhur me sasinë e madhe të kokainës të kapur një ditë më parë jashtë Portit të Durrësit. 613 kg kokainë vinte nga Kolumbia dhe ishte porositur nga kompania “Arbri Garden’, pronari i së cilës, Arbër Çekaj, është shpallur në kërkim.


Report Tvmëson sot se kompania porositëse e kokainës “Arbri Garden’ ka dhe dy kontenierë të tjerë në Portin e Durrësit. Kontenierët janë të pazhdoganuar, të cilët pritet të kalojnë sot në skanerin e policisë.


Kokana u kap në kontenierin me banane, ndërsa ishte sasia më e madhe e ardhur ndonjëherë në vendin tonë.