Pasuesi i Haki Çakos në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të jetë Ardi Veliu, një emër ky i paralajmëruar edhe më parë.


Emri i Ardi Veliut u propozua nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mori miratimin e kryeministrit Edi Rama.


Ardi Veliu deri më sot ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës.


Jetëshkrimi i Ardi Veliut:


Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.


Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake Skënderbej.


Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Tiranë.


Nga viti 1993 deri në vitin 1994  kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.


Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara- Turqi.


Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin  e Menaxhimit të Biznesit, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.


Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.


Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;


Ka përfunduar kursin  8javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga  ICITAP.


Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.


Karriera profesionale:


Komandant i Postës së Policisë, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)


Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)


Shefi i sektorit të Policisë me Uniformë,  Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)


Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)


Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)


Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)


Drejtor i Kolegjit të Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016


Drejtor i Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë se Shtetit 29.07.2016 27.04.2017


Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.


5 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)