Një tjetër këngë me ritme të verës sapo është publikuar. Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për herë të dytë për një projekt muzikor.



Panorama titullohet kënga e re e këtyre dy artistëve, të cilët e realizuan edhe me klip të punuar nga Entermedia.


Në klipin e këngës, Xhensila merr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen, teksa tregoi edhe rezultatet e palestrës e veshur me një bodysuit.



Kënga Panorama nga Xhensila dhe Ardiani premton suksesin e duetit Çika çika.


E shok krejt në Panorama, aman krejt në Panorama, është një nga vargjet kryesore të duetit të tyre.


/Panoramaplus.al