Humbja ne transferten e veshtire te Kilit me rezultatin 1-0 ka shkaktuar largimin e parevokueshem te teknikut Alfio Basile.

Krize e plote ne kampin e kombetares se Argjentines. Humbja ne transferten e veshtire te Kilit me rezultatin 1-0 ka shkaktuar largimin e parevokueshem te teknikut Alfio Basile.

Edhe pse Basile e ka justifikuar largimin me “arsye personale”, mendohet se shkaku i vertete i ketij vendimi e ka zanafillen ne dhomat e zhveshjes se kombetares bardhekalter.

Kandidatet e mundshem per te pasuar Basile-n jane tekniku i sektori te te te rinjve, Sergio Batista, ish interisti Diego Simeone dhe trajneri aktual i San Lorenzo-s, Miguel Russo. Humbja ndaj Kilit e ka zbritur Argjentinen ne vendin e trete te eleminatoreve te Amerikes se Jugut per boterorin 2010.

Ne krize duket se eshte edhe stoli i Brazilit qe mbahet nga Dunga. Selecao arriti nje tjeter barazim zhgenjyes 0-0 ne “Maracana” perballe Kolumbise, duke bere qe tifozet te fishkellejne gjate teknikun Carlos Dunga.