Lionel Messi nuk do të ketë mundësi të ndihmojë Argjentinën në ndeshjen miqësore të kësaj të Mërkure që kombëtarja albiceleste do të luajë në Dyseldorf përballë Gjermanisë.




Edhe pse trajneri i ri i La Selecion, Gerardo Martino e kishte përfshirë yllin argjentinas në listën e të grumbulluarve për këtë sfidë ishte klubi i Barcelonës në një deklaratë në faqen e tij në internet që bëri të ditur se Messi nuk do të udhëtojë me kombëtaren e tij në Gjermani. Sipas asaj që shkruajnë katalanasit, 4-herë fituesi i “Topit të Artë” ka pësuar një dëmtim të lehtë në sfidën me Villareal dhe do të qëndrojë për disa ditë jashtë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Në fakt nuk është asgjë serioze për Messin vetëm një problem i vogël në këmbën e djathtë dhe me shumë mundësi 27-vjeçari do të jetë gati për sfidën e radhës që skuadra katalanase do të zhvillojë më 13 Shtator në Camp Nou përballë Athletic Bilbaos.




Gjithsesi Argjentina nuk do të ketë mundësi të mbështet te njeriu simbol i saj në sfidën me pancerat dhe në këtë mënyrë shanset që kombëtarja albiceleste të hakmerret ndaj Gjermanisë për humbjen në finalen e madhe të Brazil 2014, me mungesën e Messit zvogëlohen pak si shumë.