Barcelona e ka zgjedhur, është Gerardo Martino trajneri i saj i ri. Klubi blaugrana i beson argjentinasit drejtimin e skuadrës pas largimit të papritur të Tito Vilanoës, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Udhëtimi i Andoni Zubizaretës drejt vendit amerikano-jugor duket se është mbyllur me një “happy end”, me Martinon, i njohur ndryshe me emrin “Tata” që tashmë pritet të udhëtojë këtë sot për në Barcelonë, për të firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Spanjës. (E.Ilnica)