TIRANE - Ari i vjedhur ne Krrabe ne prill te vitit 1997, eshte ende brenda vendit. Kete e kane konfirmuar burimet e policise se Tiranes, sipas te cilave dy vellezerit Genci dhe Astrit Lamce, te arrestuar dy dite me pare, kane pranuar qe dy lingotat e arit qe eshte i Thesarit te Shtetit, i kane blere ne tregun vendas. Ne kete menyre, ka marre nje rrjedhe te re, hetimi i rihapur i vjedhjes se 11 viteve me pare, ne tunelet e Thesarit te Shtetit, ne Krrabe. Nderkaq qe ka ndryshuar dhe sasia e bizhuterive te sekuestruara gjate operacionit "Ora e Florinjte", gjate dy diteve me pare. Sipas te dhenave te marra nga grupi hetimor, i kesaj ceshtjeje dhe vlera e floririt te bllokuar shkon ne 2.6 milione euro. Gjate marrjes ne pyetje dy te arrestuarit kane dhene detaje ne lidhje me aktivitetin e tyre, duke deklaruar se gjithcka e kishin te faktuar me dokumente, me fatura. Burimet kane shtuar se, dy te ndaluarit kane qene kontradiktore ne deshmite e tyre. Gjate hetimit eshte zbuluar se, floriri kontrabande vinte nga Greqia, dhe kalonte nepermjet doganes se Tre Urave.


MALLRAT


Rritet vlera e floririt te sekuestruar gjate operacionit "Ora e Florinjte". 2.6 milione euro eshte shuma totale e 200 kilogrameve te floririt qe u sekuestruan nga policia. Uniformat blu gjate dites se djeshme kane zbardhur edhe detaje te reja ne lidhje me 2 kuintale florinjte te seukstruar nga operacioni "Ora e Folrinjte". Keshtu dy te arrestuarit Genci dhe Astrit Lamce kane pranuar se dy lingotat e arit jane blere ne tregun e brendshem, duke rritur edhe me shume besimin tek efektivat e policise se keto i perkasin thesarit te vjedhur ne tunelet e Thesarit te Shtetit, ne Kerrabe te Tiranes. Nderkaq policia ka bere te ditur edhe vlerat materiale te sekuestruara te cilat jane, bizhuteri floriri te ambalazhuara, 227 kilograme, bizhuteri te pa ambalazhuara jane me nje peshe prej 140 kilograme. Ndersa lingotat e arit te paperpunuara jane 2 kilograme.


SEKUESTRIMET


Gjithashtu gjate operacionit eshte bllokuar dhe nje furre shkrirje floriri, gjashte peshore elektronike dhe ambalazhe te firmave te njohura te tregtimit te floririt. Ndersa vlera monetare shkon ne 250 mije euro dhe ne 15 milione leke. Policia beri te mundur arrestimin e personave diten e djeshme duke sekuestruar edhe 2 kuintalet me flori. Floriri sipas burimeve policore vinte kontrabande nga pika e tre urave Permet nga Greqia. Me pas ai perpunohej dhe shitej neper dyqanet e floririt ne qytete te ndryshme te Shqiperise.


Artan Cena





367 kg


Bizhuteri eshte sasia e mallit te sekuestruar nga uniformat blu, gjate operacionit te dy diteve me pare ne kryeqytet. Kjo gje eshte bere e ditur pas ri -peshimit gjate dites se djeshme te floririt te sekuestruar.





2.6 milione


Euro eshte vlera e sekuestrimeve te bera nga policia e kryeqytetit gjate operacionit "Ora e Florinjte". Policia tha se jane ende ne evidentimin e mallrave te bllokuara, pasi sasia eshte e madhe.