Bilancet


Iu gjetën dy pistoleta. Policia e Shtetit publikon se çfarë gjeti në bazën e grupit Fushëkuqe


Në bazën e grupit në Fushëkuqe janë sekuestruar 143 000 euro, një mjet i blinduar dhe 25 celularë


Shtepia e droges  (1)

Shtepia e droges  (2)

Shtepia e droges  (3)

Shtepia e droges  (4)

Shtepia e droges  (5)

Shtepia e droges  (6)

Shtepia e droges  (7)

Shtepia e droges  (8)

Shtepia e droges  (9)


Policia e Tiranës tha se ka arrestuar shtetasin Arjan Shanaj për armëmbajtje pa leje. Mësohet se 50-vjeçari është kapur me dy pistoleta që i mbante pa leje në automjet, ndërsa burimet nga policia thanë se shoqërimi i këtij shtetasi ka ardhur gjatë operacionit për goditjen e grupit që kryente trafik kokaine. Fillimisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda pranoi se Arjan Shanaj u shoqërua si deklarues, ndërsa më vonë, pas kontrollit në banesë dhe në automjet, i janë kapur armët e zjarrit. Më datë 13 qershor 2014, ora 01:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Arjan Shanaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, sepse në ora 01:00, në rrugën Ismail Qemali në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i janë gjetur dy armë zjarri pistoletë pa leje, një pistoletë tip Pietro Beretta Gaedone V.T., një pistoletë Revolver, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës, fakt i cili u pranua edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.


 


Arrestimet


Policia e Shtetit dha të tjera detaje, lidhur me operacionin e përbashkët antidrogë, Shqipëri-Kosovë. Sipas njoftimit, është mundësuar sekuestrimi në Shqipëri dhe Kosovë i një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike të forta, i laboratorëve për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike, si dhe arrestimi i pesë personave dhe shpallja në kërkim e një tjetër shtetasi. Në Shqipëri është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainë, 22 kg e 323 gramë heroinë dhe 207 kg e 360 gramë marijuanë, 22 bidonë përzierës, 143 mijë euro, një mjet i blinduar, si dhe 14 armë zjarri e municione luftarake. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Kujtim Çelaj, 44 vjeç, Reald Hysolli, 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Gëzim Çelaj, pohojnë burimet policore. Sipas tyre, në Kosovë është sekuestruar një sasi prej rreth 50 kg droga të forta, një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike dhe janë arrestuar tre shtetas.


 


Sekuestrimet


Në orët e para të mëngjesit të datës 12 qershor në Morinë, është ushtruar kontroll në automjetin tip Benz, të drejtuar nga Hysolli, ku u gjet e fshehur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Pas kapjes së këtij shtetasi nga strukturat e Policisë së Shtetit, është vijuar operacioni duke ushtruar kontroll në banesën e personit të dyshuar që kishte lidhje me këtë aktivitet kriminal, përkatësisht në një vile trekatëshe në Fushëkuqe, në pronësi të shtetasve Gëzim Çela dhe Kujtim Çela. Në këtë ambient u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rreth 22 kg e 323 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, rreth 207 kg e 360 gramë marijuanë, 22 bidonë me nga 25 litër aceton secili, lëndë që shërben si përzierës i lëndës narkotike, tha Policia e Shtetit. Sipas saj, u sekuestruan gjashtë pistoleta, tre snajperë, tre automatikë, një pushkë, një shotgan, 929 fishekë, pesë krehra fishekësh automatiku, dy granata, dy kapsolla, fitil zjarrpërcjellës. Ndërkohë që u sekuestruan edhe pajisje që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike si presë, shtypëse të lëndës, pajisje për heqjen e vakuumit gjatë paketimit etj. Në këtë banesë janë gjetur e sekuestruar dhe 143 000 euro ashtu si edhe një mjet tip BMW i blinduar. Madje u kapën 25 telefona celularë.


Ky shkrim Arjan Shanaj arrestohet për armëmbajtje u publikua me pare te Gazeta SHQIP.