robenAnësori i Bajernit, Arjen Roben, ka rinovuar kontratën e tij me bavarezët deri në vitin 2017. Tridhjetëvjeçari e përshkroi si një periudhë fantastike qëndrimin tek Bajerni si dhe shprehu hapur dëshirën për të shtuar numrin e trofeve në listën e tij. Jam i lumtur që firmosa një kontratë të re dhe do vazhdoj të jem në gjueti të titujve të tjerë me Bajernin. Jam jashtëzakonisht i lumtur që luaj në këtë klub dhe për këtë skuadër, ishin fjalët e tij. Holandezi ka shënuar 55 gola dhe ka asistuar 36 herë në 98 ndeshje të luajtura në Bundesligën gjermane. Ai shënoi golin e triumfit në finalen e vjetshme të Ligës së Kampionëve, në fitoren 2-1 kundër Dortmund. Për rinovimin e tej u prononcua për mediat edhe Karl-Hainz Rumenige duke u shprehur kështu: Ai është një lojtar i madh dhe e ka treguar vlerën e tij tek Bajerni. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe do të jetë edhe në vitet që do të vijnë.