Shoqatës Maqedonase për Shkenca Arkeologjike (MAND) i pengojnë pasuritë kulturore dhe të trashëgimisë të shqiptarëve në Maqedoni, duke spekuluar se këto pasuri i takojnë historisë maqedonase dhe se po falsifikohen nga ana e një kompanie të re të telefonisë celulare në Maqedoni “Albafone”.


Kjo kompani në faqen zyrtare ka publikuar elemente dhe objekte kulturore-historike të shqiptarëve nga periudha ilire dhe dardane, por sipas arkeologëve maqedonas ato i takojnë historisë së tyre dhe janë pjesë e trashëgimisë së tyre, raporton agjencia e lajmeve INA.


MAND ka theksuar se në mënyrë tendencioze janë shtrembëruar faktet historike nga ana e këtij operatori të telefonisë. Kalaja e Shkupit, Maska e Artë Ilire, e gjetur në Ohër, si dhe objekte tjera, sipas kësaj shoqate të arkeologëve maqedonas janë objekte të trashëgimisë kulturore dhe historike maqedonase. Por në “Albafone” theksojnë jo zyrtarisht se nuk duan të komentojnë këto pohime të një shoqate dhe se ata janë konsultuar dhe bazuar në dokumente dhe dëshmi historike.


Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë kohë më parë ka theksuar se Kalaja e Shkupit është pjesë e trashëgimisë edhe të shqiptarëve, pasi që është ajo pjesë e kulturës së lashtë ilire dhe dardane. Gjithashtu edhe vlerat dhe artefaktet e shumta të zbuluara nga gërmimet në Maqedoni datojnë nga këto periudha shqiptare dhe se një pjesë e tyre është falsifikuar dhe përvetësuar nga arkeologët maqedonas./Indeksonline/