Nga Ben Blushi


KQZ kërkon kohë për tu bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë tre të zgjedhur duhet të lënë mandatet për shkak te dënimeve të mëparshme në Europë!


Partitë e vjetra që formojnë KQZ duan ti mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale. Nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi ska asnjë vlerë.


E kanë shtrirë, e kanë grirë,e kanë fshirë,e kanë nxirë dhe e kanë shitur lirë, me hir a me pahir. Kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një gjykatë unike e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave Europiane.


Oskar Wilde thoshte se,amerikanët e mirë, kur duan të vdesin, shkojnë në Paris. Ndërsa europianët e këqinj, kur duan të shpëtojnë duhet të vijnë në Tiranë.


Kjo çudi quhet KQZ dhe për herë të parë u testua në Shqipëri në vitin 2016.


Arkitekti i saj quhet Sali Berisha.


Investitori quhet Edi Rama. Vinçin e solli Lulzim Basha.


Qilimat i shtroi Vangjush Dako. Xhamat i pastroi Klement Balili. Kafet i pagoi Lulzim Berisha.


Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku. Mijëra shqiptarë sidomos nga Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!