Policia italiane në Arezzo ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.


Operacioni i koduar Street Drugs çoi në qeli shqiptarin me iniciale G.A., ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ai kishte hyrë ilegalisht në Itali dhe jetonte pa dokumenta. Madje shqiptari i arrestuar ishte depërtuar disa herë.


Gjatë kontrollit në banesë, të riut shqiptar iu gjetën 1 kg kanabis dhe një peshore elektronike, por mes çarçafëve mbante edhe një pistoletë gjysmë automatike me një karikator.


31-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për grabitje dhe shpërndarje droge.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)