RESHAT IBRAHIMI (Shkup) – Mesfushori i Sllogës nga Çairi, Armend Nexhipi të premten do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të nisë provën disaditore me skuadrën e Dinamos. Një lajm të tillë e konfirmon edhe babai i Armendit, Mensur Nexhipi, i cili tha se djali i tij do të qëndrojë për prova te blutë e kryeqytetit shqiptar.



“Është e vërtetë se Armendi të premten niset për në Shqipëri dhe bashkë me skuadrën pritet të shkojë në Antalia të Turqisë, ku do të testohet nga trajneri kroat Daliç. Nëse i kalon testimet, atëherë do të nënshkruaj me klubin e Dinamos, pra gjithçka varet nga vet ai”, ka bërë të ditur Mensur Nexhipi.



 Për Dinamon sezonin e kaluar ka luajtur edhe Artim Pollozhani, (i huazuar nga Koblenzi gjerman), që do të thotë, se me shqiptarët e Maqedonisë, bluve nuk u ka dalë keq.








E Premte, 09 Janar 2009