Armend Zemaj është i ftuar në SHBA në Lutjet e Mëngjesit. Ai së bashku edhe me zv/kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë më 8 shkurt në Uashington do të marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme.




E para shkuarjes, Zemaj është konsultuar me kolegët e tij deputetë të LDK-së. Në zyrën e LDK-së kanë qenë deputetët që e kanë kundërshtuar shefin e tyre, Isa Mustafa në ditën e votimit të kabinetit të tij qeveritar.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Përveç Armend Zemajt, aty ishin edhe Vjosa Osmani, Dorutinë Maloku, Alma Lama dhe Arben Gashi.


SSSA
ASS


“Konsultime me kolegët e grupit para nisjes për Ëashington si i ftuar në Lutjet e Mëngjesit , ngjarje kjo e organizuar nga Kongresi Amerikan ku merr pjesë edhe presidenti Barack Obama. Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë në miqësi të përhershme me SHBA-t”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/