Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur një krim shtetëror tragjedinë e ndodhur në demontimit të armëve në Gërdec në mars 2008.


I pyetur në lidhje me Shkëlzen Berishën, i cili ka dështuar për të marrë një shfajësim para një gjykate amerikane në Florida në lidhje me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit, Balla tha se djali i ish-kryeministrit duhet të rijetohet.


Nuk ka asnjë dyshim për këdo që ka lexuar vendime gjykate, sepse është një model i një qasjeje edhe për drejtësinë e re në Shqipëri që po lind, se tragjedia e Gërdecit është një krim shtetëror, i organizuar nga kryeministri i asaj kohe, qoftë nga falangat e tij apo dhe ata në qeverisje. Unë e kam lexuar me kujdes vendimin e Gjykatës së Floridas për krimin shtetëror të Gërdecit dhe në dokumente drejtësia amerikane konstaton se drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me ata që e organizuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec, – u shpreh deputeti socialist. – Ky vendim është një mësim se si duhet rihetuar dhe rigjykuar Gërdeci dhe nëse zotëria (Shkëlzen Berisha) pretendon se është iu pafajshëm, ti lërë llafet, por të dalë të rihetohet për akuzat e vrasjes së 26 shqiptarëve që ishin marrë në punë nga ata që kishin hapur atë fabrikë vdekjeje. Kush kujton se drejtësia harron, e ka shumë gabim.


Gazeta Shqip