trumpPasi hyri në Shtëpinë e Bardhë mes shumë polemikash dhe një mbështetje relativisht të ulët, Donald Trump duhet të përballet tanimë me një punë të vështirë.


Punë, që sigurisht nuk do ta bëjë vetëm, por në fund të fundit do të jetë fytyra e tij para.


Shëndetësia. Trump ka premtuar se do të zëvendësojë Obamacare me një reformë tjetër shëndetësore. Uashington Postit i premtoi se të gjithë qytetarët amerikane do të mbulohen nga kurat shëndetësore dhe shtëpitë farmaceutike do të jenë të detyruara të reduktojnë çmimet e tyre.


Lidhur me emigracionin, një tjetër temë e rëndësishme e fushatës elektorale, Trump premtoi ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. Sipas tij kostot duhet të paguhen nga vetë Meksika. Është folur gjithashtu edhe për të larguar 2 milionë emigrantë ilegalë dhe shtim të kontrolleve në kufij.


Ekonomia. Për të ribërë Amerikën të madhe, siç ka premtuar, Trump deklaroi se do të sjellë një rritje të paktën 4 përqind dhe krijimin e 25 mln vendeve pune, vetëm gjatë mandatit të parë. Do të reduktojë taksat për sipërmarrjet duke i kaluar nga 35 përqind në 15 përqind. Të ardhurat më të pakta, sipas Trump, do të mbulohen nga ngritja ekonomike. Të shohim nëse do të mjaftojë.


Në fushën e energjisë, presidenti ka ndërmend të zhdukë barrierat e vendosura nga industria për të mbrojtur ambientin, dhe të rifusë në treg projekte të vjetra që ishin shmangur nga Obama.


Trump ka deklaruar se do të largojë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën. Ai ka thënë se do rinegociojë edhe çështjet dhe marrëveshjet tregtare. Do ta bëjë duke nisur nga Nafta North american free trade agreement.


Kapitulli i Mbrojtjes. Duke përsëritur se nuk do të zhvillojë më luftëra të kota dhe të vijë vërdallë nëpër botë, Trump ka siguruar se do të shtojë buxhetin e ushtrisë dhe ka ndërmend të reformojë NATO-n, që të paguajnë më shumë shtetet që nuk paguajnë aktualisht.


Në plan të parë, lufta e tij duket e vështirë duke parë sa shumë çështje ka përpara. Por në letër ai mund të realizojë gjithë planet e tij duke qenë se Republikanët kanë në dorë të dyja dhomat e Kongresit. Por a mund ti realizojë Trump të gjitha? Në të vërtetë, jo. Ai do të ketë shumë opozitë edhe brenda partisë së tij. Jo gjithë senatorët ndajnë të njëjtat ide me të, i pari është John McCain.


Janë të shumta çështjet përse ata e kundërshtojnë Trumpin.


Agjenda e Trump është shumë ambicioze, reforma fiskale, investime në infrastrukturë, Obamacare etj. Disa prej tyre mund ti realizojë me dekrete presidenciale por për shumë çështje të rëndësishme duhet të kalojë nga Kongresi, i cili kontrollohet nga Republikanët, por sigurisht që jo nga republikanë që janë tërësisht dakord me idetë e tij, thotë Paolo Magri, zv/presidenti i ISPI (Institutit për Studime Politike Ndërkombëtarë) dhe docent në Universitetin Boçoni.


A do të mbështesin Republikanët planin e investimeve që i mohuan për vite të tëra Obamës? A do jenë në favor të anullimit të Nafta-s? Le të presim e të shohim, thotë Magri.


Duhet thënë gjithashtu se në Kongres shumë lobe industriale do të bëjnë gjithçka për të penguar Trumpin. Dhe lobet, dihen, janë shumë të fuqishme duke qenë se financojnë zgjedhjet në çdo nivel politik.


Është shumë herët për të thënën nëse Trump do të mbajë apo jo premtimet e dhëna në fushatë elektorale.


Por natyrisht që duhet të bëjë shumë kompromise rrugës. Presidenti nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Ai ka nevojë për Kongresin. Dhe Trumpi, i pëlqen apo jo, duhet të bëjë gjithçka për të bërë mik kreun e Kongresit Paul Ryan dhe Mitch McConnell, liderin e shumicës republikane në Senat.


Burimi: Il Giornale


Përgatiti Amarildo Lumani, TemA