Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve emeron te komanduar si drejtor te burgut te Shenkollit Shkelqim Kalemin i njohur per eksperiencen drejtuese ne burgjet shqiptare. Kalemi eshte komanduar ne vend te Mark Lleshit drejtorit te shkarkuar pas arratisjes se Admir Tafilit nga leja disaoreshe e dhene prej stafit te tij. Nderkohe qe ben kete levizje Drejtoria e Pergjithshme siguron te denuarit se arratisja e Tafilit nuk do te passjelle denime kolektive dhe se lejet do vazhdojne te jepen si me pare. Por sipas burimeve do te kete me teper kontrolle dhe shtim te personelit te gardianeve ne shoqerimin e te denuarve per lejet disaoreshe. Keto masa jane marre pas ngjarjes se dites se shtune ku Admir Tafili i denuar per tentativen e vrasjes se nje oficeri policie u shpetoi tete policeve qe e shoqeronin duke u larguar nga banesa e tij ku kishte shkuar per te vizituar nenen e semure.