Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë shtetasin shqiptar Astrit Nuro Veraj, 58 vjeç, lindur në Shkodër.Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit", pasi në bashkëpunim me bashkëshorten e tij kanë mashtruar dy shtetas duke u shitur atyre dy herë të njëjtin apartament.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën në Greqi në vitin 2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Atrit Veraj.