Pas mega-operacionit në Shkodër, që çoi në pranga 11 persona dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.


Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase #RESPEKT, shkruan Rama në Twitter.