Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, i ka dhene pergjigje reagimit te deputetit socialist Taulant Balla i cili sot foli per here te pare per akuzat e demokrateve per lidhjet e tij me trafikantin me 5 emra Edmond Bego, i arrestuar ditet e fundit.


Sot 3 ditë pas arrestimit, Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të rrezikshme të Lushnjes, atë që është i dënuar në Itali me 21 vite burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga rilindja në biznesmen të fuqishëm ndërtimi. Në çdo vend të botës kjo do pasonte me dorëheqje, por këtu funksionon me shkarkim nga deyra për gjyqtarët, prokurorët e policët por jo për Ramën e Ballën”, – tha Paloka.


Sipas tij, “Balla nuk ju përgjigj se cfarë e lidh atë me një trafikant droge pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja me deputetin socialist. Balla gënjeu kur tha se miqësia nuk i ka dhënë mburojë politike trafikantit, por nuk i dha përgjigje pse forca e ligjit nuk ka vepruar ndaj mikut me 5 emra”.


Paloka theksoi se “Balla nuk duhet te sfidonte PD-ne, por duhet të kërkonte zbatimin e forcës së ligjit, të sfidojë prokurorinë e policinë për të parë nëse pasuria e trafikantit është shtuar këto dy vjet”, – shtoi Paloka në deklaratën për mediat.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)