Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani edhe pse larg Parlamentit ka zgjedhur që me komentet pikante dhe shpeshherë ironizuese të jetë aktiv në politikën shqiptare. Edhe sot ai ka vazhduar të thumbojë prej së largu kryeministrin Edi Rama, duke përdorur si subjekt përplasjen mes ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu.


Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëherë kur të arrestohet Rama logjikisht bëhemi anëtarë të BE! Formulë interesante!, shkruan Manjani duke hequr një paralele ironizuese mes Ramës dhe Llallës.


Ai vazhdon më tej duke theksuar se arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!.


Në fund ai ka edhe një fjali thumbuese për dy ambasadorët më të pushtetshëm në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, për të cilët nënvizon se kanë shkelur rregullat diplomatikë me aktivitetin e tyre eksperimental në Shqipëri.


Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?! Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për tu ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik! Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën! Rilindje për të gjithë!, shprehet Manjani.


15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)