Sali Lushaj, babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar në Facebook pas arrestimit të djalit të tij.


Ai shkruan se akuzat e ngritura për Stresin janë shpifje dhe sipas tij janë rrjedhojë e padisë që ai ka ngritur ndaj kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për çështjen “Babalja”.


Statusi i plotë


Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.


Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e sdo të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.


Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë sdo të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë sdo më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua ti them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.


Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje smu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)