Tre shqiptarë janë arrestuar në Montecatini të Pistoias në Itali për vjedhje. Lajmi është bërë i ditur nga Mara Ferasin, drejtuese e komisariatit  Montecatini, e cila tha se gjatë kontrollit në banesë u gjetën një kompjuter Apple dhe bizhuteri të llojeve të ndryshme. Efektivët e policisë kanë shkuar dje në banesën ku jetonin shqiptarët, në mesin e të cilëve ndodhej edhe një grua 34 vjeçe dhe gjetën sendet e vjedhura.


Pronarja e shtëpisë, e huaj-vazhdoi Ferasin- ishte në shoqërinë e një gruaje 34 vjeçe dhe dy djemve 19-vjeçarë, të gjithë me origjinë shqiptare. Ata u shoqëruan në komisariat dhe u zbulua se kompjuteri Apple i përkiste një gruaje në Montecatini që të dielën kishte denoncuar vjedhjen.


Djemve iu ushtrua kontroll. Njërit prej tyre i gjetëm 100 euro-vazhdoi Ferasin- të dytit 650 euro dhe një orë. Dy të arrestuari kishin vjedhur gjithashtu një sasi ari që e kishin shitur në një dyqan që blinte flori të përdorur dhe iu kishte dhënë atyre 1350 euro. Ata u transferuan në burgun e Pistoias dhe presin vlefshmërinë e arrestimit. Pronarja e banesës që jeton në Montecatini pretendon se nuk ishte në dijeni të sjelljes së shqiptarëve. Mes bandës dhe pronares-sqaroi Ferasin-kishte thjeshtë një raport njohje. Ndoshta ata shkonin për ta takuar dhe linin aty ndonjë çantë shpine ose mallra të tjera të vjedhura, pa dijeni e pronares.  Për pasojë kjo e fundit u la e lirë.


Në lidhje me 34-vjeçaren, nënë e një fëmijë të vogël mund të thuhet se ajo ishte kapobanda, -komentoi Ferasin-sepse ajo ndryshe nga dy djemtë e rinj, e njihte territorin dhe lëvizte lirshëm pa u vënë re. Ajo është lënë në arrest shtëpie për shkak se ka një fëmijë të vogël.













19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)