Pesë biznesmenë janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas urdhrit të Prokurorisë në lidhje me skemat mashtruese të TVSH.


Biznesmenët e arrestuar janë Shkëlqim Hasani, Ruzhdi Murataj, Indrit Sulaj dhe Nevruz Lami.


Mësohet gjithashtu se në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë.


Nga hetimet rezulton se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është 9 milionë dollarë, por ka dyshime që ky dëm të jetë akoma më i madh.


Nën hetim janë edhe biznese të tjera që dyshohet se kanë mashtruar me TVSH-në.


Hetimi për këtë rast ka filluar 4 muaj më parë pas një referimi të drejtorisë së Tatimeve për subjekte të cilat plotësonin fatura false dhe më pas buxheti i shtetit rimbursonte TVSH-në.