Policia greke ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë, të moshës 25 dhe 24 vjeç, që akuzohen për transport droge me qëllim trafikimin.


Ata u ndaluan në vendin e quajtur Parapotamos, në afërsi të qytetit të Igumenicës dhe 40 kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës.


Arrestimi u bë në momentin që 24 vjeçari po i dorëzonte bashkatdhetarit të tij dy çanta udhëtimi.


Brenda çantave u gjetën 64 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 67 kilogramë.


Përveç drogës, policia sekuestroi në cilësinë e provës një automjet dhe dy telefona celularë.


Ata do të dërgohen në prokurorinë e Igumenicës, ku do tiu komunikohen akuzat.


24 vjeçari do të procedohet edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.


Droga e sekuestruar


Droga e sekuestruar


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter