Një grua dhe një djalë u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Juristët e rremë”.


Të dy, prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të lekëve, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies.


Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, arrestuan M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të Mashtrimit’ dhe një djalë 24-vjeçar me inicialet N.Sh, banues në Tiranë. Ata u arrestuan në flagrancë nga policia në momentin që do takoheshin me d person a të mashtruar për t’i marrë lekët.


Ata kanë mashtruar dy persona duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim që t’i siguronin leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.


Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se gjatë momentit të arrestimit, ata kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.


Veprat penale që rëndojnë ndaj tyre janë Mashtrimi, Falsifikimi i dokumenteve, Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore, “Goditja për shkak të detyrës dhe Kundërshtimi i punonjësit të Policisë.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet; dy aparate celularë dhe dokumente të ndryshme.