Filipine


arrestohen akte sikletoseseNjë organizatë kriminale në Filipine, e cila shantazhonte njerëz të ndryshëm, pasi i fuste në kurth përmes internetit, u sulmua nga policia dhe dhjetëra të dyshuar u arrestuan, njoftuan autoritetet.


Të dyshuarit joshnin njerëzit në vende të tjera që të ekspozonin veten para kamerave të kompjuterit apo të kryenin akte sikletosëse në internet. Pastaj viktimat kërcënoheshin me publikimin e materialeve apo dërgimin e tyre te të afërmit në rast se nuk paguanin para.


Arrestimi u krye në Filipine me bashkëpunimin e Interpolit. Ata krijonin llogari false në median sociale, pozonin si vajza tërheqëse aziatike të gatshme që të fusnin njerëzit në kurth. Ata joshnin të mashtruarit të kryenin seks përmes internetit dhe merrnin në këtë mënyrë materiale komprometuese.


Nën shantazh, viktimat paguanin nga 500 deri në dy mijë dollarë. Interpoli e përshkroi sistemin si një industri të vërtetë, e cila drejtohej nga zyra në formën e qendrave të telefonatave, Call Center, ndërsa agjenteve që shërbenin për joshje u ofroheshin pagesa, pushime apo telefona celularë nëse qenë të suksesshme.


Raportohet se vetëm në Hong Kong, 530 vetë kanë rënë viktima të kësaj organizate kriminale. Disa kanë paguar deri në 15 mijë dollarë për të mbajtur të fshehtë materialin komprometues.


Ky shkrim Arrestohen shantazhuesit përmes internetit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.