
Besnik dhe Dorjan Gjoka, vëllezër, përkatësisht 28 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për vjedhjet e kryera në disa banesa dhe në vende publike gjatë festave të fundvitit.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit, policia vuri re një furgon të zi me dy persona të dyshimtë brenda. Pas kontrollit të ushtruar në mjet, ata sekuestruan disa bizhuteri ari e argjendi.
/ Shekulli Online /