Policia ve ne pranga nje 33-vjecar, i akuzuar per nje seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit.POLICIA-ELBASAN-600x450


“Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin ndaluan me iniciativë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Laç”- njofton policia, duke shtuar se ga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik.


Ai ishte i fiksuar me makinat dhe me targat e automjeteve, pasi nga hetimet jane zbuluar se ka vjedhur targat e tre mjeteve dhe ka vjedhur dy makina.


VJEDHJET  


Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.


Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.


Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.


Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.


Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.


Marialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.